Nga Ergys Mërtiri, Sociolog
E nisi me foltore neper rrethe duke premtuar qe revolucioni do finalizohet ne 11 dhjetor ne Tirane. Pasi e shtyu tre here finalen, 11 dhjetor, 18 dhjetor, 8 janar, revolucioni po rishperndahet prape ne rrethe me foltore, duke premtuar se nuk ndalet dhe do rikthehet dhjetra here me i fuqishem derisa te marre seline dhe me pas te rrezoje edhe qeverine.
Kjo me kujton nje histori nga Lufta e Pare Boterore. Gazetat austriake brohoritnin cdo dite fitoret e thella dhe heroike te ushtrise se tyre, duke publikuar shifra qe tregonin sesa rende e kishin derrmuar armikun. Dikush i vuri ngjarjet ne rend kronologjik e gjeografik dhe zbuloi se fitoret e bujshme po ndodhnin gjithmone e me prane Vjenes. Pra dilte qe armiku po avanconte humbje pas humbjeje, ndersa ushtria austro-hungareze ishte ne terheqje pas cdo fitoreje!
Per momentin revolucioni po sillet si kali ne leme, por mos u merzisni, ai do te kthehet si nje uragan qe nuk ndalet, dhe do te permbyse Edi Ramen me protestat me madheshtore qe ka njohur historia!