Kandidatja për deputete në Qarkun Tiranë, Irsida Shehi, përmes një thirrjeje të drejtpërdrejtë, ka theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes qytetare në zgjedhjet e 11 Majit.
Ajo i fton qytetarët që përmes votës të japin një mesazh të qartë: ndryshimi është i domosdoshëm dhe i mundshëm.
“Gjithçka varet nga ne. Ta tregojmë me votë që e duam ndryshimin po aq sa duam veten. Se na ka ardhur në majë të hundës duke na trajtuar si qytetar të kategorisë së fundit kur duhet të jemi të parët. Të bashkohemi kundër të keqes për të sjellë të mirën që meritojmë.”
Shehi apelon për një bashkim qytetar që ndëshkon arrogancën dhe shpërfilljen me votë.
#Voto4
#VotoIrsidaShehi
#VotoKoalicioniEuroatlantik
#BesoTeShqiperia
#NdryshimiKaEmër