Ish agjenti: Astrit Deharin e nxorën nga burgu dhe çuan në kufi me Maqedoninë dhe…

Prokuroria Themelore e Prizrenit ka njoftuar se sot në ora 10:30, raporti i ekspertizës në gjuhën frënge dhe në gjuhën shqipe iu është dorëzuar familjes Dehari dhe përfaqësuesit të tyre ligjor.

Pas marrjes së raportit nga instituti zviceran, ka folur babai i Astrit Deharit.

“Tash sa dolëm nga prokuroria ku ishin të pranishëm kryeprokurori dhe Metush Biraj Raportin na e kanë dhënë në dy kopje, në dy gjuhë dhe të përkthyer, Sipas konkluzioneve, bëhet fjalë për vrasje e jo për vetëvrasje, sipas ekspertizës.

Bëhet fjalë për vrasje, dhe duhet të hapen hetimet për vrasjen”, ka thënë Dehari.

E për këtë ka reaguar edhe Naim Miftari, ish anëtar i SHIK-ut i cili tashmë ka marrë ftesë për të dëshmuar në Gjykatën Speciale.

Ai në një postim publik në rrjetin e tij social Facebook, ka shkruar se në një rast, e kishin marrë Astrit Deharin dhe e kanë dërguar në kufi me Maqedoninë, ku e kishin kërcënuar për vrasje në vijën kufitare.

Postimi i plotë:

Një jet për një jet
Prokurori i rastit dhe hetuesit që merrnin natën Astrit Deharin dhe e qitnin jashta burgut (në një rast e kishin derguar në kufi të Maqedonise ku e kishin kercnuar me vrasje në vijen kufitare) janw përgjigjsit kryesor të vrasjes.

Vrasjen e kane kryer të burgosurit se pakut dy kriminela që hetuesit e PK dhe prokuririse joligjrisht ju kishin premtur lirim nga akuzat e tyre për vrasje nese e thejn Astrit Deharin dhe e detyrojne ta bëjne loder të prokurorise të presidentit Thaqi kunder LVV dhe kunder Albin Kurtit.

Në kët valle medomos ka dor edhe ndonje përson nga vet LVV që bashkounonte ngusht me pushtetin,ndoshta pa dije se qka po ndodh në realitet.!

Kukulla e Hashim Thaqit prokurori,servili i tij Syl Hoxha duhet të ndjeket penalisht edhe nese ka nevoj edhe me kanun për kët rast,edhe pse dihet mir se kjo kukulla nuk leviz fare pa urdhrin e Hashim Thaqit ja urdhrin e Ilmi Reqices përmes të cilit kontrollon policin dhe prokurorin e Kosoves.

Exit mobile version