Ish-deputetët e PD i janë bashkuar protestës tek Drejtoria e Policisë

Ish-deputetët e Partisë Demokratike i janë bashkuar protestës së banorëve të ‘Unazës së Re’, të cilët kërkojnë lirimin e 14 personave që u ndaluan nga policia pas protestës së sotme të opozitës.
“Ndalimet e policisë janë të paligjshme. Të urdhërohet lirimi pa vonesë i protestuesve të ndaluar”, ishte kërkesa e ish-deputetëve të opozitës, gjatë orëve të pasdites.
Ndërkohë mësohet se policia e Tiranës ka nisur lirimin e të ndaluarve, pasi nuk mund të argumentojë arsye për mbajtjen e tyre nën arrest, apo të kërkojë masë arresti për ta.
Kreu i PD, Lulzim Basha, përmes një postimi në rrjet shpreh mirënjohjen dhe respektin për çdo qytetar që sakrifikon nga vetja dhe familja për t’iu gjendur pranë me vendosmëri dhe kurajo protestuesve paqësorë, të ndaluar në mënyrë të paligjshme nga polcia!
“Kjo është beteja më europiane që do të sjellë ndryshimin që meriton çdo shqiptar! #shqiperiasieuropa”, shkruan Basha.

Exit mobile version