Ish deputeti demokrat Azgan Haklaj: Si më vuri prangat Ilir Meta në 2001, ja pse ishte arrestim brutal dhe politik

Ish-deputeti demokrat dhe ish-kryetari i Partisë Demokratike të Tropojës, Azgan Haklaj në “Repolitix” në Report Tv ka kujtuar janarin e vitit 2001 kur është arrestuar dhe më pas si erdhi lirimi i tij.

“Beleri nuk do e marrë mandatin dhe nuk do bëjë betimin. Unë jam arrestuar në mesnatë në janar në 2001 në mënyrën më brutale nga Ilir Meta kryeministër në atë kohë. U arrestova vetëm pse isha në krye të protestave të demokratëve dhe popullit të Tropojës… Kanë protestuar për arrestimin tim. DASH, OSBE-ODIHR, e kanë quajtur arrestim brutal, politik. Deputeti i kuvendit ka të njëjtin imunitet që ka anëtari i gjykatës së lartë, kushtetuese dhe çdo gjyqtarë. Unë nuk i jam shmangur drejtësisë, jam arrestuar në Tropojë në banesën time, jam zgjedhur deputet… Gjykata e lartë më 24 korrik të 2001 më ka liruar nga burgu. Ishte kërkesë e avokatëve të mi sepse unë kisha të njëjtin imunitet që ka gjykatësi që kishte vendosur arrestimin tim. Më pas në 2002 kam shkuar në gjykatën e lartë, e cila e ka pushuar çështjen për mungesë provash,” tha ai.

Artikulli paraprak50 milionë mesazhe për të “vrarë” Lulzim Bashën
Artikulli tjetërE rëndë në Komisionin e Medias, Bardhi dhe Noka i sulen Flutura Açkës dhe i shkulin mikrofonin!