Ish-deputeti i PS kërkon heqjen e arrestit 

Avokati Maks Haxhia ka kërkuar nga gjykata zëvendësimin e masës për ish-deputetin socialist Arben Ndokën pranë GJKKO-së.

Gjykata deklaroi gjatë seancës për dosjen 339 që për kërkesën duhet të jetë i pranishëm edhe ish-deputeti ose në të kundërt t’i japë prokurën për zëvendësim mase.

Arben Ndoka aktualisht gjendet nën masën arrest shtëpie. Ai ra në prangat e policisë në tetor të vitit 2018, gjatë operacionit të policisë “Volvo 4”.

Ndoka dyshohet për disa vepra penale, mes të cilave “tjetërsim pronash” dhe “falsifikim dokumentesh”.

Më herët atij i janë sekuestruar prona si një sipërfaqe prej 300 mijë metra katrorë në bregdetin e Lezhës dhe disa apartamente në plazh, me urdhër të Prokurorisë.

Ky operacion u zhvillua në kuadër të dosjes së famshme 339 ku ndër të tjera dokumentohej dhe tjetërsimi i votës në zgjedhjet e fundit parlamentare në vend, ato të qershorit 2017.

 

Artikulli paraprakPse shteti hesht për dy fëmijët e mbetur në kampin ku ishte edhe Alvini, gjyshja e tyre ndërroi jetë atje
Artikulli tjetërIvi Kaso: Edhe sikur votat të numërohen në Surrel, Rama është…