Ish-deputeti i PS: Rama përgjegjës për 21 janarin, të veprojë drejtësia

Ish-deputeti socialist, Eduart Ndocaj akuzon kryeministrin Edi Rama si përgjegjësin për 21 janarin 2011.

Ndocaj apelon për vënien para drejtësisë të Edi Ramës, si përgjegjësin e gjithçkaje që ka ndodhur në atë protestë destabilizuese.

Ndocaj lëshoi mesazhe të forta politike, duke akuzuar maxhorancën qeverisëse dhe veçanërisht kryeministrin Rama, si përgjegjës për humbjen e jetëve të katër qytetarëve shqiptarë, 9 vite më parë, në një protestë të thirrur enkas për destabilizimin e vendit dhe për cënimin e rendit kushtetues.

Ndocaj, ka lëshuar akuza të ashpra për kryeqeveritarin, të cilin e cilësoi si manipulues të ngjarjeve të 21 janarit, pasi sipas ‘kaubojsit’, shqiptarët e dinë mjaft mirë se cili është vrasësi i vërtetë i tyre dhe për këtë duhet të kujtojmë se si rrjedhën ngjarjet më vonë me të ashtuquajturën ‘aleancë e qelbësirave’.

Ndocaj kërkoi që Rama të mos bëjë më teatër me këtë datë, pasi ai, përmes keqpërdorimit të saj për qëllime politike, po i rivret sërish këta katër qytetarë, si dhe po nëpërkëmb dinjitetin e familjarëve të tyre.

“Drejtësia duhet të veprojë në mënyrë të pavarur dhe të nxjerrë para drejtësisë organizatorët e asaj proteste, e cila përfundoi me humbjen e katër jetëve të pafajshme”, tha Ndocaj.

21 janari12

Artikulli paraprakProkurorët italianë hetojnë dosjet e pallateve të shembura nga tërmeti në Durrës
Artikulli tjetërEmërimi antikushtetues i Artur Metanit provon se Edi Rama synon kontrollin e drejtësisë për të mos zbuluar lidhjet e tij me krimin