Ish-deputeti i PS, Vladimir Kosta merret në pyetje nga Prokurorët e SPAK!

Ish-deputeti i PS-së, Vladimir Kosta është thirrur ditën e sotme në SPAK ku është marrë në pyetje nga prokurorët e posaçëm.

Pas daljes nga ambientet e SPAK-ut, ish-ligjvënësi socialist refuzoi të tregonte për mediat mbi çështjen që u thirr në Prokurorinë e Posaçme.

“Asgjë s’them gjë hiç”, deklaroi ai për gazetarët.

Vladimir Kosta mësohet se është marrë në pyetje në SPAK lidhur me dosjen që çoi në burg kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Ish-deputeti është pronari i SkyTower, ku ka edhe zyrat e “Harabel” Ajola Xoxa.

Artikulli paraprakGazetari Rigels Seliman tallet me Kryeministrin: Quo Vadis, shoku Rama? Pse nuk fton në grupin e PS për të raportuar edhe kriminelët dhe krijo edhe Frontin Demokratik…
Artikulli tjetër“Drejtësia është një shërbim”- Gjyqtari Erjon Bani: Jemi transparentë, punojmë pothuajse me gjysmën e kapaciteteve