Pas deklaratave të ministrit të brendshëm Sandër Lleshi, ku akuzonte kreun e opozitës, Lulzim Basha se, dhuna është zanati i tij, duke cituar edhe Patër Anton Harapin, vjen edhe reagimi i ish-deputetit të PD, Gent Strazimiri.
Përmes një postimi në Facebook, Strazimiri i kujton Lleshit se, “meqë herë pas here përmend edhe varre në tëitter-at që t’i shkruan “Ai” që i ka shkaktuar, ti si të duash, por hesapi fillon me 29 nëntor 1944, ora 00.00, dhe ti vetë s’i lan dot…”
Postimi i plotë i Gent Strazimirit
Llesh, meqë të nxjerrin për të kërcënuar në emër të “së drejtës” dhe “ligjit:
Kjo është radiografia e shpatullës së Sahit Dollapit, numrit 3 të opozitës, personit të kontaktit të opozitës me policinë gjatë protestës, pikërisht kur situata bëhet e rrezikshme dhe del jashtë kontrollit!
Këtë “pamje”, shpatulla e Sahit Dollapit, e mori pasi “komunikoi” me milicët e tu!
Nëse e do “malësorshe”, a “mirditorshe” po deshe: kjo ështe radiografia e shpatullës së LAJMSIT që TI LIGJËRISHT i ke dhënë besë!!!
Tashi, VENDOSMËRISHT o do sjellësh këtë radiografi të SHPATULLËS TËNDE, o do shkosh në burg LIGJËRISHT, o TË DYJA BASHKË!
P.S. Meqë herë pas here përmend edhe varre në tëitter-at që t’i shkruan “Ai” që i ka shkaktuar, ti si të duash, por hesapi fillon me 29 nëntor 1944, ora 00.00, dhe ti vetë s’i lan dot…