Ish-deputeti reagon pas lënies në burg të protestuesve: S’ka më as Polici, as Gjykata, ka vetëm Edi Rama…

Pas vendimit të Gjykatës së Apelit për të lënë në burg protestuesin Dorian Protoduari dhe studentin Mariglen Doçi, ka reaguar me vendosmëri Partia Demokratike. dosjan protoduari
Ish-deputeti Klevis Balliu, që ka mbështetur rregullisht protestat në veçanti të banorëve të Unazë së re, deklaroi se, “nuk ka mbetur gjë tjetër veç të shohim LIVE gjykatat, në ERTV. Këto tani janë gjykatat e ERTV, janë gjykatat e Rilindjes, nuk ka mbetur më asgjë këtu veçse të shohim Edi Ramën dhe t’i japë vetë ato vendime”.
“Kemi rreth një muaj, dy muaj, tha Balliu, i shoqëruar edhe nga nëna e Protoduarit, që shohim vetëm protestues të arrestuar, të cilët mbahen në burg sepse shihen si rrezik, por ata nuk janë të rrezikshëm ndaj shoqërisë apo qytetarëve të tjerë, por janë të rrezikshëm ndaj pushtetit ilegjitim të Edi Ramës.
Ne kemi parë në gjyqe të ndryshme, se si njerëz të përfshirë në vrasje janë lënë në masë arresti edhe më të lehta dhe janë hetuar në gjendje të lirë apo arrest shtëpie. Ndërkohë, protestuesit, që po çohen kundër një pushteti ilegjitim, i arrestojnë, i bëjnë presion dhe gjykatat vendosin arrest me burg për ata që nuk ka asnjë provë.

Sot, Dorian Protoduarin, që në mëngjes, pavarësisht njoftimit të gjykatës se duhej të paraqitej këtu, Policia tentoi të mos e sillte fare këtu dhe u desh të bëhej një njoftim i dytë për Dorian Protoduarin, sepse tashmë ata e kanë etiketuar atë si një armik të pushtetit të tyre ilegjitim dhe kjo refletkohet edhe në vendimin absurd jo vetëm në vendimin e gjykatës së Apelit, por edhe të Shkallës së Parë, sepse nuk ka asnjë provë as për Dorianin, as për Maringlen Doçin, që po ashtu kanë dhënë masën arrets me burg.
Nuk ka asnjë provë dhe kamerat e gazetarëve tuaj nuk kanë asnjë provë. Le të na tregojnë qoftë dhe një xham të thyer tek parlamenti; të na tregojnë qoftë një polic të lënduar. Sepse nuk ka pasur dhunë, por vetëm protestë.
Nuk ka mbetur gjë tjetër veç të shohim LIVE gjykatat në ERTV, këto tani janë gjykatat e ERTV, janë gjykatat e Rilindjes, nuk ka mbetur më asgjë këtu veçse të shohim Edi Ramën vetë këtu dhe të japë vetë ato vendime.
Këto janë vendime të turpshme, ndërkohë që Shkodra jeton në terrorin e bandave që janë të lira dhe nuk guxon njeri t’i shohë me sy, jo të arrestohen; ndërkohë që Vlora është kthyer në Palermo, këta merren me protestuesit. 3500 forca policie në çdo protestë!!! Presione, shtyrje, provokime, njerëz të infiltruar!!!
Kush më thotë nga ju, ku është ai xhupit të kuq në 16 shkurt?! Pse nuk është arrestuar ai që nxite dhunën, i infiltruar nga Policia, nga Edi Rama? Se këtu s’ka më as Polici, as gjykata, ka vetëm Edi Rama dhe një arsye pse Protoduari dhe Doçi lihen në arrest me burg”.

Exit mobile version