Ish deputetja e PD-së për qarkun e Korçës, Ledina Alolli është paraqitur sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.
Nuk dihen arsyet pse Alolli, e cila ka qenë edhe kandidate për bashkinë e Korçës në 2023 është thirrur sot nga SPAK.
Përgjatë viteve 2009–2013 Ledina ka qënë Deputete e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për Qarkun Korçë.
Në të njëjtën kohë ka qënë pjesë e disa komisioneve parlamentare si Anëtare e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, Anëtare e Sekretariatit për Kërkim Shkencor, Bibliotekën dhe Botime, Anëtare zvendësuese e Komisionit Parlamentar të Edukimit dhe Medias.