Ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku reagoi lidhur me dhunën që policia ushtroi ndaj banorëve të Bregut të Lumit dhe shembjen e banesave të tyre nga fadromat. Tabaku i ka drejtuar një thirrje qytetarëve që të bashkohen me familjet që po dhunohen, ndërsa kërkoi nga Avokati i Popullit që të monitorojë situatën.
Gjithashtu, ish-deputetja e PD-së i drejtoi një thirrje ambasadorëve të shikojnë si po dhunohet prona, themeli i të drejtës së çdo njeriu. Këta njerëz nuk po kërkojnë diçka që nuk është tyre, por diçka që e kanë ngritur me mund dhe gjak.
“Dua të sqaroj që në fillim, tha Tabaku, se çfarë kërkohet këtu. Këta banorë duan të trajtohen si 200 familjet e para në këtë zonë, të kompensohen. i bëj thirrje AP të vijë të shohë dhunën këtu, të shohë shkeljet që janë bërë këtu.
I bëj thirrje ambasadorëve të shikojnë si po dhunohet prona, themeli i të drejtës së çdo njeriu. Këta njerëz nuk po kërkojnë diçka që nuk është tyre, por diçka që e kanë ngritur me mund dhe gjak.
I bëj thirrje qytetarëve të Tiranës të ngrihen sepse nesër është radha e tyre. Sot fëmijët e tyre janë ngrohtë në shtëpi, në shkolla, kurse fëmijët këtu…
Shteti ka rënë: kur nuk mbrohen të dobëtit, në nevojë, atëhërë çfarë? Sot shteti ka dhunuar 30 banorë.
Ju e patë dje që banorët nuk kishin asnjë informacion se çfarë do të ndodhte. Sot në orët e para të mëngjesit unë dhe zoti Balliu jemi njoftuar për atë që po ndodhte. Një pjesë familjarësh janë në komisariat, një pjesë tek Trauma, po operohet, se është çarë në kokë. Kjo që ka ndodhru këtu nuk besoj se ka ndodhur në asnjë vend tjetër të Shqipërisë, po dhe në asnjë vend tjetër të botës së tretë!”, tha Tabaku.
Dhunë e paprecedentë
Banorët e bregut të lumit janë përplasur sërish ditën e sotme me policinë, pasi është dhënë urdhri që ti largojnë nga shtëpitë e tyre. Në rezistencën me policinë ka pasur edhe disa të lënduar. Policia ka arritur deri në atë pik sa ka përdorur ehe gaz lotsjellës. Nga përdorimi i gazit lotsjellës ka pasur disa prej banorëve të lënduar rëndë.
Flora, e debuar me dhune nga policia, denoncon nxjerrjen jashte shtepise me gaz lotsjelles. Ajo eshte e shtruar ne spitalin, ushatarak me disa fraktura ne trup dhe ne kembe. Ju lutem, publikojeni kete deshmi dhe shkoni ne spitalin ushtarak per te marre vete deshmite e banoreve te rrahur dhe helmuar nga policia.
Një dhunë e paprecedentë është përdorur so nga policia për të nxjerrë nga shtëpite e tyre banorët e Bregut të Lumit.
Ata kanë ditë që kundërshtojn prishjen e banesave pa marrë komoënsimin e caktuar për banesat e tyre.
Uzur Mandri është 76-vjeçari që u godit në kokë sot gjatë përplasjes mes banorëve dhe policisë te zona e Bregut të Lumit në Tiranë.
Policia me skafandra, mburoja dhe shkopinj gome ndërhyri prej orës 06:00 në zonën ku një ditë më parë protestuan banorët e rreth 38 shtëpive që kundërshtonin shembjen e tyre.
Policia përdori dhunën, arrestoi disa prej banorëve që u shoqëruan në komisariatin nr 4, ndërsa më pas fadromat nisën aksionin për shembjen e shtëpive. Asnjë prej banorëve nuk u lejua të afrohet në zonë, përfshi këtu edhe ish-deputetë të opozitës.