Ish-deputetja e PD, Lindita Metaliaj ka reaguar për gjendjen e rëndë nga bora në qarkn e Lezhës. Metaliaj ndodhej në rrugën Lezhë-Milot ku pa nga afër situatën e rëndë.
Në një postim në Facebook, Metaliaj shkruan se, me miliona euro paguhen çdo vit nga taksat tona për mirëmbajtjen e aksit të veriut, por mezi shikohet ndonje borëpastruese.
Postimi i plotë
Dështim spektakolar i qeverisë. Me miliona euro paguhen çdo vit nga taksat tona për mirëmbajtjen e aksit të veriut, por mezi shikohet ndonje borëpastruese. Qeveria i la njerëzit në baltë, të bllokuar, të izoluar. Na duhet ta largojmë me votë kryeministrin që na braktis në ditë të vështira dhe luan me topa bire dhe dronë nga divani i shtëpisë.