Kandidati i LSI, Vangjel Tavo ka lëshuar akuza të forta të forta ndaj ministrit të Brendshëm dhe kandidatit për deputet nga PS në Gjirokastër, Bledi Çuçi. Në studion e “Zgjedhje 2021” në “Vizion Plus”, Tavo deklaroi se, shefi i fushatës elektorale të Çuçit është një ish-drejtori i policisë, i akuzuar për trafikun e 12 tonëve drogë.
“Është këshilltar i zotit Çuçi, është shef i fushatës së Çuçit. Këtë e di unë, gjirokastritët dhe tepelenasit. Ish-drejtori i policisë së Qarkut Gjirokastër, i liruar nga detyra dhe ju hap edhe çështje penale në prokurori, u lirua nga detyra në kohën e Fatmir Xhafajt për 12 ton drogë në Përmet dhe ka dalë edhe në përgjime. Unë di çfarë ka ndodhur. Sot është në Gjirokastër, e njohin të gjithë në Gjirokastër, është futur në parcelat e kanabisit dhe i numëronte për të marrë paratë. Ka takuar plot njerëz, u ka ofruar plot gjëra, i ka intimiduar”, denoncoi Tavo.