Arkitekti Maks Velo i ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora u shpreh se, shembja e Teatrit aferë korruptive dhe turp i jashtëzakonshëm. Ish-këshilltari i Ramës, Velo tregoi arsyen pse nuk e dëgjon më kryeministrin Edi Rama.
Velo u shpreh se vendosi të largohej nga kryeministri sepse e kishte parë që ai të përdorte, ndërsa thekson se kishte kuptuar se çdo njeri që nuk është dakord me atë duhet të largohet.
Beti Njuma: Pse nuk ju dëgjon më kryeministri? Ju keni qenë një nga njerëzit e afërt të tij. Pse kjo metamorfozë në marrëdhënien tuaj?
Maks Velo: Pashë që ai të përdor. Ai do të thuash atë që do ai. Unë këtë e kuptova dhe çdo njeri që nuk është dakord me atë duhet të largohet. Rasti i teatrit është gjëja me katastrofoike. Nuk është larg shtatori dhe do shohësh se çfarë katastrofe është Qemal Stafa është e pariparueshme. Të marrësh një stadium ta bësh qendër tregtare, hoteliere, me një stadium të vogël ku kjo pjesa vjen 80% të investimit dhe ky të ishte stadiumi kombëtar i joni dhe të eliminosh pistën olimpike. Nuk kemi një pistë olimpike e zhduku Rama. Si është e mundur që ky njeri sportist zhduk pistën e atletikës për ta bërë dyqane.
Velo: Katastrofa erdhi nga ligjet e BE për autonominë vendore
Arkitekti Maks Velo i ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora për Teatrin Kombëtar u shpreh se katastrofa në Shqipëri erdhi nga ligjet e BE për autonominë vendore.
Maks Velo: E gjithë kjo katastrofë tek ne erdhi nga ligjet e BE për autonominë vendore. Vërtetë në Francë, Parisi, Tuluzi, një fshat ka autonomi vendore, që do të thotë secili vendos vetë. Pra një kryebashkiak vendos vetë, por tek ne nuk është e njëjta gjë. Këtu janë të tërë hajdutë. Në Voskopojë nuk e ka bërë turku, turku nuk e ka bërë, të bësh dy godina të marrësh para nga Banka Botërore për të harxhuar, për të vjedhur.