Ish-Kongresmeni Dioguardi: Sllavët i blenë liderët shqiptarë dhe tani i kontrollojnë

Ish-Kongresmeni Dioguradi, i cili njihet për deklaratat e tij të ndryshme ndër vite në lidhje me Shqipoërinë dhe shqiptarët ka bërë një reagim në lidhje me zhvillimet e fundit mes shqiptarëve dhe serbëve.

Diogardi bën deklaratën e fortë gjatë një takimi pune, video e të cilit është shpërndarë në rrjetet sociale ku shprehet qartë se serbët i kanë blerë liderët shqiptarë dhe tani i kontrollojnë ata. Konteksti i deklaratës janë zhvillimet e fundit në lidhje hapjen e temës së ndryshimit të kufijve të propozuar sipas Bolton nga Thaçi dhe Vuçiç dhe që do të mbështetej edhe nga Rama.

“Sllavët janë të mençur i blenë liderët shqiptarë dhe tani i kontrollojnë ata. Europa nuk kujdeset për asgjë kur bëhet fjalë për shqiptarët dhe SHBA duhet të tregohet vigjilente”, thotë ish-kongresmeni.

Një tjetër deklaratë aktuale në lidhje me paratë e hedhura për ndarjen e Kosovës është bërë pak javë më parë edhe nga i dërguari i Presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Grenell, i cili u shpreh se për këtë projekt janë hedhur shumë para.

Exit mobile version