Ish-kryebashkiaku socialist i Sarandës, Stefan Çipa, njëkohësisht edhe ish-deputet i PS, ka mbërritur ditën e sotme në SPAK.
Stefan Çipa është thirrur në Prokurorinë e Posaçme për çështjen e inceneratorëve, raporton gazetarja Klodiana Lala.
Ndërkohë pritet reagimi i ish-deputetit socialist në lidhje me shpjegimet që ka dhënë para prokurorëve të SPAK.