Ish-Kryebashkiaku i PD humb betejën me virusin

Covid-19 i ka marrë jetën ish- kryetarit demokrat të bashkisë Puke, Beqir Arifaj. Ish kryebashkiaku ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare në orët e para të mëngjesit, ndërsa ka humbur betejën me koronavirusin.

Abcnews.al mëson se ai ishte dërguar në Turqi për kurim prej 10 ditësh, por nuk ka mundur të mbijetojë.

Arifaj ishte personalitet aktiv i jetës politike dhe sociale në zonën e Iballës dhe Pukës. Prej vitit 2011-2015 ai shërbeu si kryetar demokrat i Bashkisë së Pukës.

Exit mobile version