Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia, paraqitet sërish në SPAK

Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia, është paraqitur sërish në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).

Spahia është marrë i pandehur nga SPAK dhe akuzohet për “Pengime për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës”, parashikuar nga neni 320 i Kodit Penal.

Ai është kallëzuar nga shtetasi Mark Molla që pretendon  se ish-kryebashkiaku e ka shkarkuar nga detyra si drejtor i ujësjellësit, pa të drejtë. Vete Spahia nuk ka dhënë asnjë shpjegim për mediat mbi këto akuza.

Kjo është e disata herë që Spahia paraqitet në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, pasi është thirrur më parë më, 21 janar 2025,  24 dhjetor dhe 2 tetor të vitit të kaluar.

Artikulli paraprakFund i pandëshkueshmërisë trokiti, arrestimi i Erion Veliajt, çlirim për shqiptarët
Artikulli tjetërArrestimi i Erion Veliajt/ Zëri i Amerikës: Oficerët e policisë gjyqësore i shkuan në zyrë, më pas e shoqëruan në mjediset e paraburgimit! Ja për çfarë u hetua