Ish kryetarja e Bashkisë Libohovës u dënua nga GJKKO me 1 vit burg

Ish kryetarja e Bashkisë Libohovës Luiza Mandi u dënua nga Gjykata e Posaçme Antikorrupsion këtë të enjte, me 1 vit burg, duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar, 8 muaj.

Mandi akuzohej nga SPAK për “shpërdorim detyre”, lidhur me një kallëzim që u depozitua nga një qytetar, i cili denoncoi faktin që në pronat e familjarëve të tij po zhvillohej një projekt nga Bashkia për zgjerimin e rrugës.

Pas këtij kallëzimi, SPAK sekuestroi projektin dhe konstatoi se ishte cënuar prona e familjarëve të qytetarit në fjalë.

Luiza Mandi rezulton të jetë jashtë territorit shqiptar, ndërsa gjyqi ndaj saj është kryer në mungesë.

Artikulli paraprakApeli lë në fuqi sekuestron për pasuritë e Oltion Bistrit
Artikulli tjetërNjë Parti Demokratike Euroatlantike është zgjidhja