Ish miku i Ramës, Kokëdhima: PS e kapur nga mafia, Rama ideoi arrestimin e Metës. Si vodhi votat

Ish-miku dhe deputeti i PS, Kokëdhima ka shpërthyer në akuza të forta ndaj Ramës dhe PS. Kokëdhima ka deklaruar në “Opinion” se PS sot është e kapur nga mafia dhe ai është krenar që nuk është më pjesë e asaj partie. Kokëdhima ka shkuar edhe më larh dhe për herë të parë ka deklaruar publikisht se Rama ka pasur gisht në skemën për të çuar për ndjekje penle Ilir Metën në Gushtin e vitit 2016.
Kujtojmë se në atë kohë shpërtheu skandali me deklaratat e Tom Doshit, i cili deklaroi se Meta kishte dashur ti bënte atentat dhe tregoi si dëshmitar të penduar Durim Bamim. Rrëfimi i Kokëdhimës ka vlera të veçanta sepse Kokëdhima në atë kohë ka qenë një nga njerëzit më të afërt të Ramës si këshilltari kryesor politik i tij.
I pyetur nga gazetari nëse Rama ka vjedhur votat dhe si i ka vjedhur, Kokëdhima tha se vjedhja ka qenë me dy mënyrë, duke mbushur kutitë dhe duke tjetërsuar votën gjatë transportit të kutive të votimit. Më pas Kokëdhima ka shtuar edhe mënyrën tjetër të blerjes së votave. Kreu i partisë “Zgjidhja”, Kocco Kokëdhima, të hënën, është shprehur në lidhje me koalicionin e të majtës së bashkuar në vitin 2013-të.

Kokëdhima tha në emisionin ‘Opinion’, se ai koalicion nuk funksionoi, pasi dy liderët kryesore të koalicionit e parcelizuan shtetin për shkak të interesave të tyre personale. Ai tha se ata nuk punuan për të mirën e vendit, por për të privatizuar shtetin dhe parcelizuar administratën. Sipas tij, Edi Rama nuk mund të qeverisë me sinqeritet me askënd, madje as me Zotin. Ai th se PS sot ëshë një partia e kriminalizuar. Kokëdhima u shpreh se kishte refuzra pazaret që I ishin afruar nga Rama. “Pranaj jam sot këtu me ty”, tha Kokëdhima.
Kryetari i partisë ‘Zgjidhja’, Koço Kokëdhima, është shprehur të hënën se kryeministri Edi Rama ishte në dijeni të personave të inkriminuar që qeveria socialiste bashkëpunonte.
Kokëdhima tha se qeveria socialiste më në krye Edi Ramën e vendosi të gjithë shtetin në dorë të makinërisë së krimit.
Ai tha se fillimisht një praktikë e tillë u nis nga Sali Berisha dhe vazhdoi nga Edi Rama.
“Ky është një shtet mafioz që e përdor krimin dhe nuk e lufton krimin. Këtë rrugë nisi Sali Berisha dhe këtë rrugë bitisi Edi Rama”,- tha Kokëdhima.
Kreu i ‘Zgjidhjas’ foli edhe për letrën e dërguar ambasadorit SHBA-së, Donald Lu, duke nënkuptuar se letra ka lidhje me deklaratën e pak ditëve më parë, kur ambasadori Lu, gjatë një takimi të shoqërisë civile, përmendi edhe emrin e kreut të “Zgjidhja”, mes ish-zyrtarëve dhe ish-deputetëve që u larguan nga detyra si rezultat i funksionimit të ligjit të dekriminalizimit dhe punës së gazetarëve kurajozë.

Exit mobile version