Ish-ministri godet Ramën: Kryeministri dhe zëdhënësit e tij bërtasin çdo ditë, burgosni…

Ish-ministri i drejtësisë, Ylli Manjani ka bërë thirrje që të ndalet “Epshi i papërmbajtur i sundimtarit të sotëm për të shkrirë opozitën dhe goditur cilindo që nuk mendon si ai”.

Ai ka komentuar deklarimet e Kryeministrit Rama dhe zëdhënësve të tij të cilët, siç shkruan Manjani, bërtasin çdo ditë: “Opozita do hyjë në burg”.

“Partia të njoftonte arrestimin dhe sigurimi bënte ekzekutimin. Gjykata jepte vendimin. Kjo ishte e ndyra Drejtësi Popullore, që ende vepron sot e kësaj ditë”. shkruan Manjani.

Postimi i plotë

Kryeministri dhe zëdhënësit e tij, bërtasin çdo ditë: “Opozita do hyjë në burg”.
===============
Në një Republikë Kushtetuese, ku pushtetet janë të ndara, vendimin si dhe deklarimin se kush hyn në burg e kush jo e jep gjykata e pavarur nga qeveria.

Imagjinoni dot Merkel të deklarojë çdo ditë “opozita në burg”?!! Jo për opozitën, por as për një qytetar normal nuk ndodh një gjë e tillë.

Detyrat kushtetuese që i janë dhënë gjykatës janë të patjetërsueshme, dmth nuk i bën dot asnjë pushtet tjetër.

Mirëpo, pasardhësit e komunizmit dinë vetëm atë që bënte Enveri. Partia të njoftonte arrestimin dhe sigurimi bënte ekzekutimin. Gjykata jepte vendimin.

Kjo ishte e ndyra Drejtësi Popullore, që ende vepron sot e kësaj ditë.

Drejtësia që burgosi e surgjynosi shqiptarë që folën kundër pushtetit…

Epshi i papërmbajtur i sundimtarit të sotëm për të shkrirë opozitën dhe goditur cilindo që nuk mendon si ai, duhet ndalur.

Tani sesa më vonë, kur të jetë shumë vonë…

Exit mobile version