Ish-ministri hungarez i Drejtësisë, Komisioner i ri për Zgjerimin i BE

László Trócsányi, eurokomisioneri i Hungarisë do të jetë Eurokomisioneri i ri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë i Bashkimit Europian.

Prezantimin e tij e bëri sot Presidentja e zgjedhur e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen gjatë prezantimit të gjithë ekipit të saj prej 27 komisionerësh.

László Trócsányi është propozuar si eurokomisioner i Hungarisë kryeministri hungarez Viktor Orban.
Më parë ai ka qenë Ministër Drejtësie në Hungari.

Si ministër i Drejtësisë ai miratoi një sërë ligjesh që krijuan konflikt me Komisionin Evropian. Ai miratoi ligje që kriminalizonin organizatat jo fitimprurëse që ndihmonin refugjatët dhe vendosnin kampe për refugjatët në Hungari.

Ekipi i ri i Komisionit Europian do të duhet të miratohet nga Parlamenti Europian në tërësi, pas seancave dëgjimore me secilin prej kandidatëve për komisioner. Në rast se miratohet, mandati i Komisionit të ri Europian fillon më 1 nëntor 2019.

Exit mobile version