Ish-ministri i PS, Arben Malaj e quan një lajm të turpshëm, atë të mbajtjes së Kongresit të Partisë Socialiste në ambientet e stadiumit ‘Air Albania’.
Malaj shkruan në një postim në rrjetet sociale, se as Partia Komuniste e Kinës, që përfaqëson 1.4 miliardë banorë, nuk i ka shkuar derimë tani në mendje që të mbajë Kongres në ambientet e stadiumit, ndërsa shton se kjo është një situatë kritike sesi abuzohen besimi nga përfaqësuesit e popullit.
Postimi i plotë i Malajt
Kongres apo miting brohorrites pas zgjedhjeve që nuk e zgjidhen lakun e deshtimeve të perseritura ne procesin dhe perspektiven euro-atlantike.
Janë ftuar vetëm për të degjuar dhe duar trokitur me ovacione?
Kongres të jashtezakonshem në stadium??
I pa nevojshëm dhe turpëronjese për socialistët e thjeshtë dhe të ndershëm.
As Orban, as Erdoğan, por as Fidel Kastro apo Kim Jung,lideri I Korese se Veriut – nuk kane mbritur deri këtu.
Edhe partia komuniste e Kinës që përfaqeson 1.4 miliardë banorë nuk ka bërë deri sot kongres partie në stadiume.
Si ka mundesi që Rilindja që “përfaqeson” një popullesi në tkurje me më pak se 3 miljon banore, bën kongres të jashtezakonshëm në stadium?!
Keqardhje për situaten kritike ku ka arritur nënshtrimi i verbër i “perfaqësuesve” të popullit dhe të partisë ndaj disa rilindasve parafabrikate arrogante, të babezitur, të korruptuar dhe të kapur nga oligarkët.
Këta oligarkë po keq-perdorin jo pak deputetë dhe qeveritarë si manikina që i lëvizin sipas interesave të tyre për përfitime abuzive dhe varfëronjëse për shqiptarët.
Në këtë rast vlen më shumë se kurrë mësimi që presidenti Jefferson i jepte djalit të tij se në jetë ka edhe fitore turpëronjese.
Kapja e shtetit e demton demokracine dhe sigurine si te shqiptareve, te SHBA dhe BE më shumë se cdo form tjeter e korrupsionit.
Kjo eshte sfide shume e veshtire por pa e fituar luften kunder pandershkueshmerise paqja e qendrueshme dhe siguria – jo vetem ne Ballkanin Perendimore do te jene risk.
Ditë të mbarë!