Ish-ministri Ilir Beqaj del nga SPAK pas rreth 8 orësh, çfarë tha ai për mediat

Prej më shumë se tetë orësh, ish-mistri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, doli nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Beqaj tha se hetimet për koncesionin e sterilizimit janë ende të ngushta dhe se ato duhet të ndahen në dy faza, ajo nga marsi i 2011 deri në shtator 2013 kur u ngrit qendra e sterilizimit pranë QSUT-së dhe që s’u vu asnjëherë në punë dhe përfitimet e koncesionit.

Gjithashtu besoj se hetimet, janë ende shumë të ngushta. Duhet të shtrihen në dy pjesë dhe tashmë janë bërë tetë vjet nga zbatimi i kontratës për të provuar përfitimet. Sot avokatët më kanë premtuar se do të më kthejnë pajisjet elektronike”, tha Beqaj.

Exit mobile version