Ish-ministri shpërthen ndaj Ramës: I çmendur pas pushtetit, tani edhe zëdhënës i barbarisë! Ke marrë fund!

Kreyeministri Edi Rama, duke folur gjate nje seance parlamentare, ku eshte diskutuar projektligji per autoritetet e drejtimit dhe komandimit ne Forca e Armatosura te Shqiperise./r/n/r/nPrime Minister Edi Rama, speaks during a parliamentary session.

“Kurrë nuk e kisha menduar që Edi Rama do shfaqej si zëdhënës i barbarisë!”. Kështu shprehet në një reagim të tij të fundit ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani. Sipas tij, të shkatërrosh një teatër kombëtar, një pjesë të historisë sonë kulturore të rrjeshton menjëherë tek kategoria e barbarëve!

Postimi i plotë i Ylli Manjanit

Kurrë nuk e kisha menduar që Edi Rama do shfaqej si zëdhënës i BARBARISË!

E njoh për arrogant, harrakat, të çmendur pas pushtetit, me kulturë të dobët ligjzbatuese, mjeshtër i fjalës dhe njeri të lexuar, por jo si barbar!

Të shkatërrosh një teatër kombëtar, një pjesë të historisë sonë kulturore të rrjeshton menjëherë tek kategoria e BARBARËVE!

Nuk ka më rëndësi pse e bën dhe si e bën, sepse këto janë punë të drejtësisë, por thjesht kundërvënia ndaj trashëgimisë mjafton!

Pra edhe pordha kulturore e artistit ekstravagand lindë e rritë në mes të Tiranës nuk shkon më! Nuk mjaftuan aspak këto element për ta mbajtur në radhët e qytetarisë këtë njeri.

Shumë turp!

Ende shpresoj se një ditë do ketë drejtësi.

Ndërkohë, me dëm shumë të madh, pushteti i tij ka marrë fund!

Exit mobile version