Ish-polici i Tepelenës në gjyq për 1.7 ton drogë

Një ish-zyrtar i Policisë së Tepelenës dërgohet në gjyq nga Prokuroria për Krime të Rënda bashkë me një grup kriminal të akuzuar për kultivim lëndësh narkotike në sasi të mëdha. Gani Abazi, ish-shefi i Rendit në policinë lokale është dërguar në gjyq në të njëjtën dosje me shtetasit Besim Zyka, Festim Rona dhe Pëllumb Rona.
Ata akuzohen se kanë kryer vepra penale, kultivim i bimëve narkotike në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, pjesëmarrje në grupim të strukturuar kriminal dhe kryerje të veprave penale nga organizata kriminale.
Në datën 7 dhjetor 2017 pritet që në gjykatë të zhvillohet seanca e parë e këtij procesi, ku 4 të pandehurit akuzohen për ngjarjen e ndodhur në 15 nëntor 2016, kur Policia e Gjirokastrës arrestoi 4 persona, pasi në operacionin antidrogë ishte bërë sekuestrimi i 1772 kg kanabis dhe një armë zjarri. Sipas Prokurorisë kanë qenë përgjimet telefonike të kultivuesve të drogës që kanë nxjerrë në pah implikimin e ish-zyrtarit të policisë.

 

Exit mobile version