Një ditë pas tërheqjes nga futbolli aktiv, portieri Samir Ujkani ka marrë post të ri. Ujkani, i cili i dha fund karrierës aktive në moshën 35-vjeçare, është emëruar në postin e zëvendësdrejtorit te Përfaqësuesja e Kosovës. Këtë e ka bërë të ditur FFK-ja përmes një njoftimi në faqen zyrtare të saj.
Në fakt, Ujkani është pritur nga kreu i FFK-së, Agim Ademi, i cili e falënderoi për kontributin e tij dhe i uroj suksese në detyrën e re. I pari i FFK-së i uroi shumë suksese në detyrën e re dhe shprehu mirënjohjen e tij për kontributin e deritashëm. Presidenti Ademi kërkoi nga ish-portieri i Kosovës angazhim dhe përkushtim maksimal edhe në postin e ri.
Nga ana tjetër, Ujkani u shpreh i lumtur për detyrën e re që presidenti Ademi dhe FFK i besuan në Kombëtaren e Kosovës. Ai falënderoi presidentin dhe pohoi se do ta jap maksimumin në këtë pozitë dhe se do të punojë me shumë dashuri e përkushtim për kombëtaren, ashtu siç kishte bërë deri dje në fushën e gjelbër.