Një gazetë amerikane, Atlanta Journal-Constitution, e cila botohet në shtetin e Xhorxhias nga vjen Carter, ka përcjellë sot deklaratat e një nipi të ish-presidentit, i cili më 1 tetor do të mbush një shekull.
I pyetur nga fëmijët e tij se si dëshiron të festojë ditëlindjen e tij të 100-të, Carter u përgjigj se po shpreson të jetojë e të votojë për Harris.
“Unë thjesht po përpiqem të mbahem në mënyrë që të mund të votoj për Kamala Harris,” u përgjigj Jimmy Carter, sipas nipit të tij, Jason.
Carter është ish-presidenti më i vjetër i SHBA-së, ai ka qeverisur nga viti 1977, nderi në vitin 1981.
Ai i ka mbijetuar kancerit metastatik të trurit dhe kancerit të mëlçisë dhe iu nënshtrua një operacioni në tru pas një rënieje në vitin 2019.
Ish-presidenti nderohet gjerësisht për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe ndërmjetësimin e Marrëveshjeve të Camp David në 1978 midis Egjiptit dhe Izraelit.