Ish-Presidenti Nishani nderohet me titullin “Qytetar nderi” nga komuna Viti e Kosovës

Ish-Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani është nderuar me titullin “Qytetar nderi” nga komuna Viti e Kosovës. Në mesazhin e tij publikuar sot në Fb, Nishani shpreh falenderimet e tij dhe mirënjohjen për këtë respekt:

“Falenderoj me mirënjohje të gjitha autoritetet përfaqësuese të komunës Viti në Kosovë për akordimin e titullit “Qytetar Nderi” duke më nderuar pa masë.

Përulem me respektin më të thellë ndaj qytetarëve të Viti-së për mikpritjen dhe miqësinë e ofruar veçanërisht në një ditë siç ishte ajo e çlirimit të kësaj zone, e cila nderohet veç të tjerash edhe për hapjen e të parës mësonjëtore shqipe në tërë Kosovën. Zoti e bekoftë Vitinë dhe të gjithë Kosovën!”, përfundon Nishani.

3 15

Exit mobile version