Ish-Presidenti Nishani: Visho Ajazi u shantazhua!

Ish-presidenti Bujar Nishani ka folur për gazetën ‘Panorama’ pas vendimit të Visho Ajazit për t’u dorëhequr nga drejtimi i Shërbimit Informativ. Nishani shprehet se, dorëheqja e Ajazit duhet të ketë arsye shumë të forta nisur kjo edhe nga natyra e ish-kryetarit.

“Nuk kam asnjë informacion se cilat kanë qenë arsyet e dorëheqjes së z. Visho Ajazi Lika. Mund t’ju them se kam mbetur i befasuar dhe shumë i keqardhur nga kjo situatë e krijuar në njerin prej institucioneve më të rëndësishme të vendit dhe shumë specifike, për më tepër, në situatën aktuale që lidhet me sigurinë nga kërcënimet, qëoftë me terrozimin, qoftë me krimin e organizuar, kam patur dhe ruaj një eksperiencë të shkëlqyer nga bashkëpunimi me të dhe e vlerësoj për personalitetin, maturinë dhe gjakftohtësinë, me të cilën ka menaxhuar punën dhe sfidat. Me siguri që dorëheqja ka arsye shumë të forta për një natyrë ai ajo që kam njohur unë tek z. Ajazi”, ka deklaruar Nishani.

Nishani ka theksuar se vitet e fundit ka patur presione dhe shantazhe politike ndaj SHISH dhe ish-kryetarit Ajazi, kryesisht nga deputetët e maxhorancës dhe nga qeveria e kryeministrit Edi Rama.

“Shërbimi Inteligjent është një institucion i pavarur kushtetues në kuptimin operacional, dhe kemi parasysh që veprimtaria më kryesore dhe më e rëndësishme është ajo operacionale për këtë institucion. Si i tillë, ai mbetet nën tentativën e kapjen politike. Gjatë viteve të kaluara, ka patur një presion të fortë e herë pas here, deri dhe shantazh politik ndaj Shërbimit dhe z. Ajazi kryesisht. Po të risjellim sulmet nga deputetët e maxhorancës, qeveria dhe Komisioni Parlamentar i Sigurisë do të kuptojmë shumë më mirë rrethanat aktuale”, është shprehur Nishani.

Exit mobile version