Ish-prokurori i njohur bën paralajmërimin e bujshëm: SPAK-u po “u thyen turinjtë” politikanëve të paprekshëm

Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari i ftuar në emisionin “Breaking” , foli lidhur me punën që Prokuroria e Posaçme (SPAK) po kryen me vënien nën hetim të politikanëve të cilët dikush konsideroheshin “të paprekshëm”.

Duke vlerësuar punën e SPAK, Hajdari tha se më në fund po thyhej “miti i pandëshkueshmërisë” që kishte zgjatur përgjatë këtyre viteve të tranzicionit politik. Por theksoi ndër të tjera disa prej problemeve urgjente që duhen zgjidhur në prokuroritë e rretheve dhe atë të Apelit.

Shqipëria ka hyrë në një epokë të re. Po thyhet miti i pandëshkueshmërisë. Problemet e para në prokuroritë e shkallëve të para, janë koha e domosdoshme që duhet të kishin në dispozicion në kuadrin e riformatimit që u bë. Ne e ulëm numrin e prokurorive të rretheve por akoma më e vështirë është futja në eficencë të plotë të prokurorisë së Apelit që ka nevoja urgjente për ambiente. Sepse ai ambient ku punohet, nuk ka volume ndërtimore për të bërë gjyqet. Plotësimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve në gjykatën e Apelit, edhe kjo do kohën e vetë. Shpresoj që para gushtit, deputetët të marrin në konsideratë të gjitha këto kërkesa”- u shpreh Hajdari.

Sa i takon politikanëve që po hetohen nga SPAK, ish-prokurori tha se në të kaluarën politikanët nuk i përfillnin thirrjet nga prokuroria as për t’u pyetur si persona në dijeni.

“SPAK-u me këtë veprim që po bën po u thyen turinjtë politikanëve dhe po e kënaq shumë publikun. Ne prokurorëve të vjetër na kanë lodhur për t’i pyetur thjesht si dëshmitarë, jo më kur kuptonin që mund t’u vinin në hetim, jo jam sëmurë, jo jam jashtë, jo hajde më pyet në zyrë”- shtoi ish-prokurori.

Artikulli paraprakVladimir Putin urdhëron stërvitje ushtarake me armë bërthamore, reagon Ukraina: Është shantazh
Artikulli tjetër“Zomer është portieri më i mirë i Serisë A”, Bufon: Kundështari im më i fortë? Bletët dhe grerëzat…