Në kohën kur Agjencia e Trajtimit të Pronave ka nisur shqyrtimin e dosjeve me ligjin e ri dhe Gjykata Kushtetuese po shqyrton kërkesën e pronarëve për pezullimin e ligjit, shoqata “pronësi me drejtësi” fton në Tiranë, kryetarin e Komisionit të Venecias, Gianni Buquicchio. Qëllimi i ftesës është njohja me pretendimet e pronarëve dhe kundërshtitë e tyre për ligjin me shpresën se Komisioni i Venecias do të reflektojë për shqetësimet. Në letrën dejtuar Buquiccio-s, shkruhet: “Gjendemi në këto kushte për shkak se çështjet që priten të shqyrtohen nga Gjykata Kushtetuese lidhur me ligjin e ri Nr 133/2015 janë identike me çështjet që janë dashur të shqyrtohen nga kjo gjykatë që prej miratimit të Ligjit të Pronave të vitit 2004. Duke pasur parasysh këto fakte jemi shumë të habitur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar një opinion të ri në lidhje me çështjet e “vjetra”. Së dyti Shoqata është e mendimit se, në vështrim të juridiksionit të saj, Gjykata Kushtetuese është në pozita të përshtatshme për të udhëhequr me sukses tranzicionin e shoqërisë shqiptare drejt demokracisë. Kjo Gjykatë mund të refuzojë çdo opsion ligjor që nuk përputhet me objektivat kryesore të reparacioneve sociale dhe bie ndesh me parimet dhe rregullat bazë të Kushtetutës. Ajo mund të udhëzojë autoritetet që të gjejnë respektivisht zgjidhje të përgjegjshme dhe efektive. Ne dëshirojmë që Gjykata Kushtetuese të vendosë në këtë rast t’a zgjerojë fushën e saj të kontrollit edhe në të drejtat themelore të pronarëve të shpronësuar me dhunë dhe të plotësojë me përmbajtje masat e përgjithshme të përshkruara nga GJEDNJ-ja në Vendimin e saj pilot në lidhje me rastin e Manushaqe Puto dhe të tjerë k. Shqipërisë” thuhet në letrën drejtuar Komisionit të Veencias.
Kryesore
Continue to the categoryBasha: Dënimi i Dakos fillim i mirë, por i pamjaftueshëm, duhet...
Kreu i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka reaguar për dënimin e ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako.
Në një postim në facebook, Basha e...