Ish-shefi i antidrogës së Malit të Zi gjendet i pajetë në Ulqin(?)

Një trup i pajetë është gjetur në Ulqin, raporton portali malazez Vijesti. Raportohet se trupi është gjetur mbrëmjen e shkuar dhe pritet të përcaktohet identiteti.

Paraprakisht mediat raportojnë se, trupi i pajetë dyshohet se është i Rudolf Elezoviç, pasi ky i fundit u raportuar i zhdukur nga gruaja e tij më 27 maj. Kërkimet për ish-shefin e policisë u shtrinë dhe në Shqipëri, pasi mendohej se mund të ndodhej në këtë territor.

Elezoviç ka shërbyer si shef i policisë së Ulqinit për gati gjashtë vjet, deri në vitin 2014, kur u zëvendësua nga Sead Djozoviç. Më parë ai ka mbajtur poste të tjera të larta në policinë e Malit të Zi.

Artikulli paraprakfaqja e pare
Artikulli tjetërPjerin Ndreu pushoi nga puna 250 punonjës të Bashkisë së Lezhës, nis beteja ligjore në Gjykatë