Kryebashkiaku Fatos Tushe dhe Gëzim Saraçi, personi që tentoi ta vriste në zyrë, kanë qenë miq të ngushtë më parë aq sa kryebashkiaku i Lushnjes e kishte punësuar si shofer personal.
Bëhet e dityur se, miqësia e tyre ishte prishur, ndërsa ai Saraçi ishte larguar nga detyra disa vite më parë për t’u punësuar sërish. Por, Saraci është larguar sërish nga puna, gjë e cila dyshohets e ka shkaktuar edhe konfliktin mes tyre.
“Lidhja mes tyre ka qenë e hershme. Saraçi ka marrë pjesë në fushatën e parë dhe të dytë të Tushes për në bashki. Pas heqjes nga puna disa vite më parë ai e ka kërcënuar disa herë Tushen brenda ambienteve të bashkisë. Sëfundmi ata kanë patur një sherr pak ditë më parë”, raporton gazetari.
Dyshohet se konflikti mes tyre ka nisur pas prishjes së pazarit të drogës. Por grupi hetimor ka edhe një tjetër pistë për shkakun që çoi Saraçin t’i hedhë granatë Tushes në zyrë. Ata dyshojnë edhe për një konflikt për shkak borxhi mes dy ish-miqve, gjë e cila pritet të konfirmohet nga verifikimet e mëtejshme.
Bëhet e ditur se autori Gëzim Saraçi nga Lushnja, është shkarkuar 5 vite më parë nga Tushe.
Mësohet se Saraçi njihet në Lushnje si përdorues droge, ndërkohë që motivet e këtij krimi dyshohet se lidhen me mosmarrëveshje që kryebashkiaku Tushe ka pasur me shoferin, jashtë postit të tij, që tashmë do bëhen objekt hetimi lidhur me këtë ngjarje.
Ish-shoferi ka biznese ndërtimi në Lushnje, ndërkohë që pasi u punua nga puna jetonte jashtë vendit në Itali.
Ndërkohë Partia Demokratike në një deklaratë për mediat shkruan se të gjitha rrethanat tregojnë se goditja e kryebashkiakut të Lushnjës është prishje pazaresh mes tij dhe ish shoferit, me të cilin ka ndarë bashkë para nga droga, prostitucioni dhe korrupsioni.
Më tej Partia Demokratike shkruan se “Është fakt i njohur në Lushnjë, se ish shoferi i kryetarit të Bashkisë Lushnjë, një trafikant droge dhe prostitucioni, ka financuar fushatën elektorale të Fatos Tushes. Çdo lushnjar e di se personi që ka kryer sot goditjen kundër kryebashkiakut, ishte njeriu më i besuar i Fatos Tushes dhe që bënte çdo pazar në emër të tij”.
Ndërkaq bëhet e ditur se Kryebashkiaku i Lushnjes Fatos Tushe ka marrë një plagë siperfaqësore në gjoks, po merr mjekimin e nevojshëm dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Traumës.
Po ashtu edhe sekretarja e tij Erisa Qalli po mjekohet në spitalin e Traumës në Tiranë.