Kristiano Xhuntoli ka prekur disa nga temat e merkatos përpara ndeshjes kundër Komos. Drejtori sportiv i bardhezinjve ka thënë se gjatë janarit ka pasur një interes për Andrea Kambiazon nga Anglia, por kjo nuk u konkretizua.
“Është e vërtetë që shfaqën interes për Kambiazon, por gjithçka mbeti në këtë kuadër. Nuk u konkretizua kjo marrëveshje dhe jam i lumtur që ai do të qëndrojë te Juventusi. Është një lojtar i rëndësishëm për ne”, tha fillimisht drejtori i bardhezinjve.
Më tej u pyet nëse ka ndonjë peng për faktin që lanë të lirë Kenin, i cili me Fiorentinën po bën një sezon të jashtëzakonshëm.
“Nuk kemi asnjë peng. Juventusi ka një sulm konkurrues dhe të denjë. Lojtarët tanë kanë bërë mirë”, tha drejtori.