Ish-sulmuesi po shkëlqen te Fiorentina, drejtori i Juventusit: Nuk kam pengje për Ken

Kristiano Xhuntoli ka prekur disa nga temat e merkatos përpara ndeshjes kundër Komos. Drejtori sportiv i bardhezinjve ka thënë se gjatë janarit ka pasur një interes për Andrea Kambiazon nga Anglia, por kjo nuk u konkretizua.

 

“Është e vërtetë që shfaqën interes për Kambiazon, por gjithçka mbeti në këtë kuadër. Nuk u konkretizua kjo marrëveshje dhe jam i lumtur që ai do të qëndrojë te Juventusi. Është një lojtar i rëndësishëm për ne”, tha fillimisht drejtori i bardhezinjve.

Më tej u pyet nëse ka ndonjë peng për faktin që lanë të lirë Kenin, i cili me Fiorentinën po bën një sezon të jashtëzakonshëm.

“Nuk kemi asnjë peng. Juventusi ka një sulm konkurrues dhe të denjë. Lojtarët tanë kanë bërë mirë”, tha drejtori.

Exit mobile version