Ish të përndjekurit mbështesin listën e Partisë Demokratike

Ish të përndjekurit politikë në qytetin e Shkodrës kanë shprehur hapur mbështetjen e tyre ndaj Partisë Demokratike, duke bërë thirrje kështu që të votohet numri 9.

Disa përfaqësues të tyre shprehen se duan të japin votën e tyre tek partia ku ata kanë kontribuar ndër vite dhe jo të fuqizojnë partinë e Ilir Metajt.

Edhe përfaqësuesit e PD Shkodër shprehen se lista e kandidatëve përfaqëson më së miri këtë shtresë dhe se detyra e tyre është të rikthejnë shpresën tek secili qytetar shqiptar.

Exit mobile version