Falënderim
Ambasadorit të SHBA-së në Shqipëri SH.T. Z Donald Lu
I nderuar Shkëlqesi!
Më lejoni që në emër të të përndjekurve politikë antikomunistë të Shqipërisë t’iu shpreh konsideratën më të lartë për qëndrimin Tuaj dhe të vendit që përfaqësoni ndaj zgjedhjes në krye të Kuvendit të Shqipërisë të ish-ministrit te fundit të Brendshëm të diktaturës komuniste, Gramoz Ruçi.
Mos prania Juaj në aktin e turpshëm e kriminal të zgjedhjes së ish-drejtuesit të Sigurimit të Shtetit, veglës më kriminale e më terroriste të diktaturës komuniste në Shqipëri, përgjegjëse për krime kundër njerëzimit dhe gjenocid ndaj shumicës së popullit shqiptar është për ne një akt fisnik dhe demonstrim public nga ana Juaj i vlerave e standardeve për larine, demokracinë e dinjitetin njerëzor që përfaqëson vendi e shteti Juaj.
I nderuar shkëlqesi!
Për 45 vjet diktuare SHBA ka qenë për ne të përndjekurit politikë antikomunistë jo vetëm modeli i lirisë e demokracisë, por edhe shpresa e shpëtimit nga e keqja e madhe që na kishte pllakosur. Shumë prej nesh janë vrare, burgosur, internuar e persekutuar për shkak se donin e vlerësonin Amerikën, gjë diktatura komuniste e konsideronte krimin me të rendë. Me gjithë përpjekjet kriminale te diktaturës për te na ndaluar ne kundërshtaret e saje nuk reshtem se besuari tek SHBA dhe vlerat e standardet e sajë shume dimensionale, gjë që vazhdojmë ta bëjmë edhe sot.
Shkëlqesi ambasador !
Pranoni ju lutem falënderimet e mia të përzemërta për qëndrimin tuaj te qarte protokollar ndaj këtij skenari makbethian të shumicës politike ish komuniste .Ky qëndrimi i Juaj na jep shprese se përpjekjet tona 70 vjeçare për liri e demokraci nuk do te mund te dështojnë dhe se SHBA-ja ndan me në te njëjtin qëndrim ndaj krimeve te komunizmit apo te tjerë te ngjashëm me to.
Me respekt
Kryetari
Nebil Çika