Ish-zv.kryeministri shqiptar dhe gjyqtari i RMV-së në listën e zezë, ambasadorja amerikane në Shkup: Askush s’është mbi ligjin! Ndërhyrjet politike në gjyqësor s’do të tolerohen

“Askush nuk është mbi ligjin dhe llogaridhënia është thelbësore për përparimin”, ka deklaruar ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Ageler, pas shpalljes non grata nga DASH të ish-zv.kryeministrit shqiptar të RMV-së, Artan Grubi dhe gjyqtarit Enver Bexheti.

 

Në një postim në X, ambasadorja e SHBA u shpreh se futja e tyre në listën e zezë është dëshmi se ndërhyrjet politike në gjyqësor nuk do të tolerohen.

Diplomatja amerikane Angela Ageler u shpreh se SHBA-të do të vazhdojë të shpallin non grata personat që përfshihen në korrupsion. Ajo theksoi se askush

“Përzgjedhja e Artan Grubit dhe Enver Bexhetit është dëshmi se ndërhyrjet politike në gjyqësor nuk mund dhe nuk do të tolerohen.

Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të emërojnë ata që përfshihen në korrupsion që minon institucionet demokratike dhe gërryen besimin publik”, shkroi ambasadorja Ageler në rrjetet sociale.

Artikulli paraprakOpinioni i Venecias/ Basha: Mazhoranca duhet t’i heqë menjëherë mandatin Xhaçkës. Në asnjë vend demokratik nuk mund të diskutohet vendimi i Kushtetueses
Artikulli tjetërNetanyahu del para gjykatës për një sërë akuzash, çfarë rrezikon kryeministri i Izraelit