Ish-zyrtari i inteligjencës amerikane: Çfarë e lidh Alex Sorosin me narkoshtetin e Edi Ramës?

Nga John R. Schindler

Takimi shumë i publikuar i së martës midis Alex Soros dhe guvernatorit Tim Walz (kandidat për zv/president) meriton vëmendje. Filantropisti 38-vjeçar i majtë është një nga lojtarët më të rëndësishëm në politikën amerikane dhe më gjerë. Kjo falë pasurisë së tij prej 25 miliardë dollarësh, të cilën babai i tij i famshëm, George Soros, ia dorëzoi atij për ta menaxhuar.

Të quash Alex Soros si zotin e errët të parave të errëta të krahut të majtë nuk është ekzagjerim. Ai është i përfshirë në elitën demokrate, duke pasur parasysh se e ka vizituar dhjetra herë Biden në Shtëpinë e Bardhë.

Alex Soros ishte ndër emrat e parë që mbështeti Kamala Harris, teksa bëri një foto me Walz në Konventën Kombëtare Demokratike në Çikago muajin e kaluar, ku oligarku i krahut të majtë e shpalli veten si “Walzpilled!” Megjithatë, takimi i së martës në New York City, kur Walz u shfaq i nënshtruar ndaj bamirësit të tij, tërhoqi vëmendjen.

Nga ana tjetër, edhe pse pothuajse askush në media nuk është munduar të vërë re, Alex Soros ka lidhje të huaja mjaft shqetësuese, që meritojnë vëmendje.

Për arsye që janë të vështira për t’u deshifruar, Alex Soros tregon një shkallë të lartë interesi për Shqipërinë, një vend i varfër ballkanik me më pak se 3 milionë banorë që renditet në ekonominë globale të krimit (PBB-ja e Shqipërisë është më pak se gjysma e çdo shteti në SHBA, ndërsa në bazë për frymë renditet midis Armenisë dhe Barbados). Thënë kështu, Alex Soros kalon shumë kohë në Shqipëri, duke u shoqëruar me kryeministrin Edi Rama.

Që nga viti 2012, Rama e ka drejtuar Shqipërinë si feudin e tij personal. Duke drejtuar Partinë e tij Socialiste, e ka kthyer vendin në një gropë autoritare korrupsioni, siç e pranojnë me zell edhe organet e të drejtave të njeriut që nuk janë kritike të së Majtës. Në kohën e Ramës, armiqtë e socialistëve janë sulmuar dhe arrestuar. Nëse doni të mësoni se si të përdorni ligjin për të goditur rivalët politikë nën maskën e “luftimit të korrupsionit”, Shqipëria e Ramës është udhërrëfyesi juaj.

Ajo që është edhe më e keqja është se nën qeverisjen e Ramës, vendi i tij i vogël është bërë qendra e Evropës për tregtinë e paligjshme të drogës. Siç u shpreh kohët e fundit një revistë kryesore gjermane, që vështirë se është e djathtë, Rama “e ka transformuar Shqipërinë në një narko-shtet autokratik”.

Administrata Biden zotëron një tolerancë të çuditshme për narkoshtetin e Ramës në Evropë, duke këmbëngulur se Shqipëria Socialiste po e lufton krimin, kur e kundërta është e vërteta. Madje edhe kur Rama u përfshi në korrupsionin e turpshëm të ish-agjentit special të FBI-së Charles McGonigal, një nga skandalet më të këqija në historinë e byrosë, administrata ‘Biden-Harris’ nuk bëri asgjë.

Vlen të pyesësh nëse miqësia e Alex Soros me Ramën ka të bëjë me këtë butësi të pashpjegueshme në Uashington, DC? Të thuash se miliarderi është i ‘dashuruar’ me liderin socialist, është e Butë. Alex Soros shfaqet në Tiranë, duke postuar rregullisht foto të momenteve të tij me Ramën. Ai e quan publikisht Ramën “vëllai im në Tiranë” dhe “vëllai im nga një nënë tjetër”.

Duket e rëndësishme të dihet pse Alex Soros e konsideron Tiranën shtëpinë e tij të dytë. Lidhja e tij e thellë me Ramën është e vështirë të shpjegohet.

Nëse presidenca e Harris-Walz planifikon të lejojë Alex Soros të diktojë politikën në Shtëpinë e Bardhë, republikanët duhet të pyesin shumë shpejt pse filantropisti i majtë e konsideron Shqipërinë e Ramës, përkufizimin e një kleptokracie autoritare socialiste, një model kaq të mirë për t’u imituar.

Sepse nëse kjo është ajo që demokratët kanë rezervuar për Amerikën, votuesit kanë të drejtë ta dinë. /Përshtatur nga “Washington Examiner”

*John R. Schindler shërbeu në Agjencinë e Sigurisë Kombëtare si analist i lartë i inteligjencës dhe oficer kundërzbulimi.

Exit mobile version