Ishte caktuar drejtor i Policisë së Lezhës, por udhëhiqte aktivitetin e kultivimit të drogës! Si u dokumentua implikimi në veprimtarinë kriminale

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me megaoperacioni e SPAK ku u goditën 7 grupe kriminale dhe u lëshuar 50 urdhër arreste.

SPAK ushtroi kontroll edhe në bazat e Ervis Doçit, i njohur si “Visi i Pojës”, nipi i Xhevdet Troplinit, pasi kishte dyshime rreth tij dhe zbuloi 3 milionë euro cash.

SPAK ka mundur të dokumentojë edhe implikimin në veprimtari kriminale të Herigert Mitrit, i cili gjatë kohës që drejtonte Policinë e Lezhës, në bashkëpunim me vartësin Klodian Shahini drejtonin aktivitetin kriminal të kultivimit të narkotikëve në këtë qark.

Herigert Mitri akuzohet po ashtu në bashkëpunim me Pëllumb Gjokën se organizonin aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit në qytetin e Lezhës.

SPAK po ashtu ka mundur të dokumentojë edhe vrasjen e Shkëlzen Kastratit në Fier. Megaoperacioni u realizuar në bashkëpunim me autoritete belge, franceze, gjermane, spanjolle dhe italiane.”

Exit mobile version