Ishte dënuar në Greqi, KQZ shtyn seancën ndaj kryebashkiakut të Ramës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shtyrë dhënien e vendimit për kryebashkiakun e Mallastrës Qerim Ismailaj, pasi avokati i tij kërkoi kohë për të bërë një mbrojtje sa më dinjitoze.

Ishte kryekomisioneri shtetëror Ilirjan Celibashi ai që pranoi kërkesën e avokatit të Ismailajt, dhe tashmë seanca u shty për paraditen e së premtes.

Kryetarit socialist të bashkisë së Mallastrës, iu zbuluar një dënim me 3 vite burg që kishte marrë në Greqi, të cilin e kishte fshehur në formularin e dekriminalizimit.

“Më duhet qoftë edhe një ditë kohë që të bëj mbrojtje dinjitoze, jam njohur vetëm sot me materialet nga prokuroria”, tha avokati mbrojtës i Ismailajt.

Ismailaj ishte dënuar për shkak se kishte dhunuar pronarin ku punonte në Greqi, për shkak se ai nuk i kishte dhënë pagesën për punën që ai kishte bërë.

Rasti i tij u denoncua nga Partia Demokratike, dhe prokurorisë iu deshën pothuajse 2 vite kohë q ëtë bënte verifikimet dhe të shprehej për rastin.

Artikulli paraprakFajtorët e vërtetë janë ata që vjedhin zgjedhjet me paratë e pista
Artikulli tjetërAksidentet rrugore me shifra rekord, cilët janë faktorët kryesorë?