Ishte infektur me Covid-19, ndërron jetë në spital prokurori

Në orët e para të mëngjesit të sotëm në Spitalin e Gjilanit ka vdekur Prokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Ismet Ukshini, i cili ishte i infektuar me koronavirus. Përveç COVID-19, Ukshini kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Drejtori për Shëndetësi, Selami Xhemajli.

“Po, prokurori Ismet Ukshini ka vdekur në orët e para të mëngjesit në spitalin e Gjilanit. Ai ka qenë i konfirmuar se është i infektuar me COVID-19 ndërsa nga data 6 korrik ka qenë i shtrirë në spital. Ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese. Sipas mjekëve, ka pasur probleme me mushkëri”, ka thënë Xhemajli.

Artikulli paraprakSituatë katastrofike nga Covid-19 në Shkodër, në Pogradec infektime në spital dhe në një bankë
Artikulli tjetërSondazhet e nxjerrin “gropë”, Rama fluturon drejt Vlorës