Kur na ndajnë edhe pak ditë nga data 28 Qershor, kur do të vendoset për negociatat, ish-ministri Kastriot Islami thotë se ka pak gjasa që Shqipërisë t’i jepet një drite jeshile.
I ftuar në “Fax News”, Islami është shprehur skeptikë, lidhur me çeljen e negociatave, pasi është shprehur se janë bërë pak hapa para në luftën kundër korrupsionit në vend.
Ai tha se shqiptarët meritojnë që të dinë të vërtetën lidhur me atë që po ndodh me integrimin.
Për Islamin janë pesë arsye pse nuk hapen negociatat:
Se qeveria Rama s’ka luftuar korrupsionin…
Se është e lidhur ngushtësisht me krimin dhe trafiqet…
Se e ka shndërruar Shqipërinë në një lavatriçe të pastrimit të parave të pista….
Se provokon BE me deklarata nacionaliste…
Se është lidhur me ata që faktorë që BE i konsideron si rrezik për orientimin europian të Ballkanit
“Shqiptarët duhet ta mësojnë të vërtetën te politika, nuk duhet të mësohen me faktin se e vërteta nuk duhet thënë. Edhe nëse të vërtetën nuk ia thonë politikanët shqiptarë për Integrimin, do jua thonë duke e parë në këndvështrime të ndryshme partnerët.
Korrupsioni që është në Shqipëri është vendosur nga ana e shtetit, bëhet me dijeninë e tyre. Rama e ka kapur drejtësinë dhe këtë nuk e kam thënë unë por senatorët amerikanë. Prandaj nuk ka peshq të mëdhenj që të jenë kapur nga ana e drejtësisë.
Edi Rama e ka kapur thelbin e Reformës në Drejtësi, e ka bërë të varur. Unë i kam thënë këto gjera që prej 10 vitesh, po tani kjo po thuhet dhe nga ana e amerikanëve. Ai e do Reformën në Drejtësi për të bërë gjueti shtrigash me kundërshtarët e tij.
Unë jam i ashpër pasi e kam pësuar duke e thënë të vërtetën dhe nuk mund të fshihet dot më. Shanset që të happen negociatat janë gjithnjë dhe më të vogla, shtetet që janë skeptike janë shtuar. Përgjegjësia bie direkt mbi Edi Ramën”, u shpreh Islami.