Në eliminatoret e Europës ishte një mbrëmje e pasur me gola, me Islandën që arriti një fitore dramatike ndaj Finlandës, duke përmbysur rezultatin për të arritur Kroacinë në krye të grupit I. Goli i Pukit në minutën e 21-të, ngriu islandezët, që u duk sikur u rikthyen pas barazimit të të Arnasonit, por Lod në të 39-ën befasoi sërish, duke çuar Finlandën në pushim në epërsinë 2-1. Pjesa e dytë ishte e tëra dramatike. Islanda fillimisht gaboi një penallti me Sigurdson, ndërsa në të 91-ën, Finnbogason arriti të vulosë barazpeshën përpara se në të 96-ën, Sigurdsson të shënonte golin e fitores për një fitore të pabesueshme të islandezëve. Në sfidën tjetër të grupit, Turqia barazoi 2-2 në shtëpi me Ukrainën gjithashtu, duke përmbysur rezultatin. Yarmolenko shënoi i pari me penallti, ndërsa Kravets në të 27-ën realizoi dhe golin e 0-2. Skuadra e Shevchenkos u duk se po shkonte drejt një fitoreje të sigurtë, por Tufan shkurtoi diferencën në fundin e pjesës së parë, ndërsa në të 81-ën, Calhanoglu falë një penalltie arriti t’i japë barazimin të tijve.
Kryesore
Continue to the categoryBasha shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të profesor Sami Repishtit:...
Kreu i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, shprehu ngushëllime për ndarjen nga jeta të profesor Sami Repishtit.
Basha e vlerëson Repishtin si një mbrojtës të...