Ismail Ferraj: Kanina meriton më shumë, nuk kërkoj thjesht votën, por besimin tuaj

Në prag të zgjedhjeve të 11 majit, kandidati për deputet i Koalicionit Euroatlantik në Vlorë, Ismail Ferraj, ka publikuar një mesazh emocionues drejtuar banorëve të Kaninës, duke vënë theksin te problematikat e zonës dhe nevojën për ndryshim të vërtetë.

Në një postim të shpërndarë në rrjetet sociale, Ferraj kritikon ashpër vendimet e marra kohët e fundit nga drejtues të politikës lokale për dhënien e kullotave dhe tokave të Kaninës për interesa private, duke theksuar se si pasojë Kanina është shndërruar nga një qytet i gjallë në një fshat të zbrazur, me mungesë të vazhdueshme uji.

“Është jashtë çdo logjike që të votohen ata që tokat i rrëmbejnë dhe që lënë ujin me orar për pak familje,” – shkruan Ferraj, duke shprehur mirëkuptimin për lidhjet shoqërore që qytetarët kanë me eksponentë të së majtës, por duke i ftuar ata të votojnë me ndërgjegje për të ardhmen e Kaninës.

Duke theksuar lidhjen e tij të fortë me këtë vend, ai u kërkon banorëve jo vetëm votën, por edhe besimin: “Unë si i lindur në Vlorë dhe me degën kryesore të familjes në zemër të Kaninës, nuk kërkoj votën e thatë, por besimin tuaj.”

Në përmbyllje të mesazhit, Ferraj shpreh bindjen se Kanina nuk do ta zhgënjejë, dhe bën thirrje për bashkim dhe punë të përbashkët pas 11 majit.

Postimi i plotë:

VOTO 4 Ismail FERRAJ❤

Të dashur kaniniotë, jo më shumë se disa javë më parë disa nga ata që ju kërkojnë votën, morën vendimin për dhënien e kullotave, tokave tuaja për interesa të ngushta private, dhe nga ana tjetër Kanina sot është shndërruar nga një qytet në një fshat të zbrazur, uji vazhdon ende me orar.

Është jashtë çdo logjike që të votohen ata që tokat i rrëmbejnë, që lënë ujë me orar për sesa familje, ashtu si nga ana tjetër që unë i kuptoj lidhjet miqësore me eksponentë të së majtës.

➡️ Por mos harroni një gjë, që unë si i lindur në Vlorë dhe me degën kryesore të familjes sime që e kam në zemër të Kaninës, nuk kërkoj votën e thatë, por besimin si njeriun nga gjaku juaj më 11 maj, që bashkë të punojmë për Kaninën, vendin që m’u ngulit në zemër qysh në orët e para të ardhjes sime në këtë botë, dhe se punët e mira arrihen vetëm kur ne jemi bashkë, të njëri-tjetrit, me njëri – tjetrin.

Unë e di që Kanina ime nuk do më zhgënjejë. Bashkë pas 11 majit❤

#votoismailferraj4✔️
#KoalicioniEuroatlantik✔️
#VloraMeritonMëShumë
#EVETMJARRUGË➡️

Exit mobile version