Ismail Ferraj: “Vlora meriton më shumë – vota për të ardhmen dhe të rinjtë”

Në garën zgjedhore për Parlamentin e 2025-ës, në qarkun e Vlorës është duke spikatur një emër i ri që vjen me energji dhe vizion të qartë për të ardhmen: Ismail Ferraj, kandidat i Koalicionit Euroatlantik. Me rrënjë të forta në qytetin e lindjes së tij, ai i drejtohet qytetarëve me një mesazh të fuqishëm shprese dhe ndryshimi.

Ferraj thekson se fitorja e tij nuk varet vetëm nga fushata, por nga besimi që ai ka tek Vlora dhe tek njerëzit e saj të drejtpërdrejtë. Ai synon të përfaqësojë jo vetëm të kënaqurit, por edhe të pakënaqurit, ata që kërkojnë më shumë nga përfaqësuesit e tyre dhe nuk kënaqen me premtime boshe.

“Vlora është më shumë sesa një bastion politik,” shprehet Ferraj. “Është një qytet me potencial të jashtëzakonshëm, me të rinj që duan të investojnë energjinë e tyre në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë. Është koha të votojmë për Parlamentin e së ardhmes, jo për nostalgjinë e të shkuarës.”

Ai thekson se është pjesë e një brezi të ri që nuk lodhet së komunikuari me njerëzit, sidomos me ata që kërkojnë ndryshim të përditshëm. “Do të jem çdo ditë pranë tyre, duke dëgjuar dhe duke vepruar,” shton Ferraj.

Në një klimë politike ku shpesh mungon kontakti i drejtpërdrejtë me qytetarin, Ferraj premton të jetë një zë aktiv dhe i sinqertë për të gjitha grupet shoqërore.

Në fund, ai bën thirrje për mbështetje dhe pjesëmarrje aktive në zgjedhje, duke i ftuar qytetarët të investojnë votën e tyre në ndryshim të vërtetë.

Ismail Ferraj, kandidat për deputet i Koalicionit Euroatlantik në Vlorë shkruan:

“Unë do ta fitoj këtë garë, sepse kam besim tek Vlora ku unë u linda e u rrita. Ne kemi vizionin dhe programin e një qyteti që nuk ndalet, tek njerëzit e drejtpërdrejtë të Vlorës, të pakënaqurit që kërkojnë çdo moment.
Vlora është më shumë sesa një bastion i një force politike, të kënaqur e të pakënaqur, i madh e votues për herë të parë, investoje votën tek rinia, për Parlamentin e 2025 dhe 2029, jo për brezat që nuk mbajnë mend se kur kanë lindur.
Komunikimet e përditshme që unë kam, pasqyrojnë atë që ata nuk e durojnë dot më ndaj, unë nga brezi i ri dhe me energji do të jem çdo ditë pa u lodhur me këdo që është i pakënaqur dhe ku çdo ditë kërkon akoma dhe më shumë.
Voto 4 dhe Ismail FERRAJ.”

Exit mobile version