Italia do të trajtojë 100 fëmijë palestinezë në spitalet e saj

Italia do të sigurojë trajtim spitalor për 100 fëmijë palestinezë nga Gaza pasi t’i transportojë me avion dhe anije në një operacion që do të nisë në ditët në vijim, tha ministri i Mbrojtjes Guido Crosetto.

30 fëmijët e parë do të fluturojnë nga Egjipti, tha Crosetto, ku kërkuan strehim dhe ndihmë mjekësore pasi shpëtuan nga bombardimet izraelite të enklavës fqinje të Gazës.

30 të tjerë do të arrijnë në Itali me familjet e tyre në fund të janarit me anijen ushtarake Vulcano e cila do të niset nga porti egjiptian i al-Arish. Crosetto nuk sqaroi se kur dhe si do të transportohen 40 fëmijët e mbetur.

Mbi 25,700 palestinezë janë vrarë që kur forcat izraelite nisën një luftë gjithëpërfshirëse për të eliminuar grupin islamik palestinez në Gaza, Hamas, pasi militantët e tij shpërthyen kufirin në qytetet dhe bazat e Izraelit jugor më 7 tetor, duke vrarë 1,200 njerëz dhe duke marrë peng 253.

“Nuk mund të mbetet indiferent përballë krizës serioze humanitare”, tha Crosetto në një deklaratë, duke shtuar se masa e Italisë ishte “një detyrë morale më shumë se një politike”.

Fëmijët do të trajtohen në spitalet në Bolonja, Firence, Xhenova dhe Romë, thuhet në deklaratë.

Italia fillimisht e mbështeti luftën e Izraelit kundër Hamasit, duke thënë se kishte të drejtë të mbrohej pas sulmit të 7 tetorit dhe ka shmangur kritikimin e qeverisë izraelite edhe pse numri i të vdekurve në Gaza është rritur.

Crosetto tha se transferimi i fëmijëve do të organizohej nga al-Arish, i cili është më pak se 50 km (31 milje) nga vendkalimi Rafah në Gaza dhe është bërë qendra ndërkombëtare e koordinimit për ndihmën humanitare.

Rreth 1,000 njerëz nga Gaza janë trajtuar në një anije luftarake franceze të kthyer në spital fushor, të ankoruar në brigjet e Egjiptit, tha kapiteni i saj.

Artikulli paraprakFlutura Açka: Jemi apo nuk jemi për hapjen e listave të deputetëve?
Artikulli tjetërAnaliza e REL: Kush i do zgjedhjet e parakohshme në Kosovë?