Italia hap dosjen “Rama”, Basha paralajmëron arrestimin e bujshëm që do të zgjidhë krizën politike

Kryetari i opozitës Basha deklaroi sot në një konferencë shtypi se kriza politike do të zgjidhet përmes arrestimeve të bujshme. Kryetari i opozitës i bëri deklaratat pas reportazhit në RAI 3 ku prokurorët italianë zbardhën lidhjet në të gjithë nivelet të krimit të organizuar me qeverinë Rama.

“Kriza politike do të zgjidhet përmes arrestimeve të bujshme” deklaroi Basha duke e konsideruar sërish Ramën si kreun e organizatës kriminale. Basha deklaroi se paratë e krimit po pastrohen jo vetëm në ndërtime, por edhe në Banka.

Duke folur për lidhjet e mafias me qeverinë, Basha u shpreh se shumë shpejt do të prezantohet paketa anti krimit ekonomik.
‘Sektori bankar, i ndërtimit, i turizmit janë ndër sektorët kryesor që po kapen nga krimi. Një sërë ndërtimesh në Tiranë, ende të panjohura për qytetarët janë planifikuar të ndërtohen me para të ardhura nga droga’, u shpreh Basha.

‘Droga dhe krimi në Shqipëri kanë një përhapje të tillë ku, tashmë, rrezikohet seriozisht siguria kombëtare dhe e ardhmja politike dhe ekonomike e vendit. Sektori bankar, sektori i ndërtimit, sektori i turizmit janë ndër sektorët kryesorë që po kapen nga krimi dhe kjo po e kthen Shqipërinë në një shtet të falimentuar që kontrollohet tërësisht nga krimi.

Bumi i ndërtimeve në Tiranë është i financuar nga krimi. Nga ndërtimet që Edi Rama kërkon të bëjë në truallin e Teatrit, 6 kullat 200 milionë euro, në bashkëpunim me mafian shqiptare-spanjolle- kolumbiane, tek ndërtimet e tjera në qendër të Tiranës, janë të financuara direkt apo indirekt nga paratë e drogës.

Një sërë ndërtimesh të mëdha, të planifikuara në Tiranë që nuk janë bërë ende të njohura për qytetarët, janë planifikuar me para të ardhura nga droga. Projektet e resorteve turistike në bregdet, mbi pasuritë e vjedhura publike dhe private, janë, gjithashtu, projekte me financim të drogës.

Një pjesë e mirë e koncesioneve, që po jep Edi Rama janë, gjithashtu, mekanizma për riciklimin e parave të drogës.
Këto përmasa të kapjes së shtetit dhe të ekonomisë janë të paprecedentë dhe ndodhin vetëm në zona të caktuara, të kontrolluara tërësisht nga droga dhe jashtë kontrollit qeveritar, në vende si Kolumbia apo Afganistani.

Prioriteti kryesori PD, prioriteti kryesor i Opozitës së Bashkuar, prioriteti ynë kombëtar është ndalimi i kapjes totale të ekonomisë dhe të politikës nga krimi’, – tha gjatë fjalës së tij kreu i PD-së Lulzim Basha.

Denoncimi i drejtësisë italiane: Krimi ka kapur të gjitha nivelet e qeverisjes

Drejtësia italiane përmes prokurorëve të sja ka bërë kontatimin mjaft të fortë sipas të cilëve krimi I organizuar ka kapur të gjitha nivelet e qeverisjes në Shqipëri. Kryetari I opozitës, basha ka deklaruar se reportazhi I RAI 3 ka tronditur Italianë dhe Shqipërinë për nivelin e trafikut të drogës dhe kriminalitetit

“Krimi ka mbështetjen e qeverisë, paratë e drogës pastrohen hapur. E gjithë Italia dhe Europa, sikundër Shqipëria, mbrëmë, është tronditur nga dëshmitë që kanë sjellë Prokurorët dhe oficerët italianë në një reportazh dje të televizionit shtetëror Italian, Rai 3, një pasqyrë e rëndë të gjendjes së trafikut të drogës”, tha Basha.

Dëshmitë e Antimafias Italiane janë se:
1. Këtë vit kanabis po kultivohet në një të tretën e territorit të Shqipërisë.
2. Sasia e kanabisit këtë vit është 5 herë më e lartë se vitin e kaluar
3. Krimi shqiptar ka ndërtuar celula në të gjithë Europën dhe në Amerikën Latine

4. Organizatat kriminale shqiptare kontrollojnë në mënyrë ekskluzive gjithë trafikun e heroinës afgane, që kalon përmes rrugës ballkanike.
5. Organziatat kriminale shqiptare janë kthyer në lojtarë të mëdhenj ndërkombëtarë në trafikun e kokainës, që e marrin nga Amerika Latine dhe e fusin në Europë, shpesh, përmes Shqipërisë.

6. Krimi shqiptar është zhvilluar për shkak të pandëshkushmërisë dhe lirisë absolute që i është dhënë krimit në Shqipëri.
7. Krimi ka kapur të gjitha nvielet e qeverisjes dhe ka mbështetje nga të gjitha nivelet e qeverisjes, nga me i ulëti tek më i larti. Këtë të fundit e dëgjuam me zë dhe me figurë nga Prokurori i Antimafias.

8. Kriminelët e kërkuar në Europë shëtisin të lirë në Shqipëri.
9. Paratë e krimit pastrohen haptazi në Tiranë Këto janë gjetjet e dokumentarit bombë, kësaj pasqyre, e cila konfirmohet nga të gjitha raportet ndërkombëtare mbi Shqipërinë.

Exit mobile version